Një koreografi makabër, dhe që nuk ka asnjë lidhje me futbollin. Në këtë mënyrë tifozët e Standard Liezh kanë pritur ish beniaminin e tyre Steven Defuor, mesfushori që tani luan për rivalët e Anderlet. Rikthimi i Defuor ishte një makth jo vetëm në shkallët e stadiumit por edhe në fushe, ku në minutën e 53 u ndëshkua me karton të kuq. Defour u rikthye për herë të parë në stadiumin “Maurice Dufranse” ku ishte pjese e Standard-it nga sezoni 2006 deri në 2011.

(e.shkambi/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb