Filxhanët e kafesë ishin një nga shumë pikat e diskutueshme në rendin e ditës në një takim të fundit të stafit, kur punëtorët dhe menagjmenti u përballën me sindikatat IG Metal në gjigafabrikën e veturave Tesla në Gjermani.

Kur drejtori i fabrikës Tesla, Andre Thirig doli në podium afër fundit të një takimi të trazuar të stafit, ai nuk përmendi konfliktin midis këshillit të punës dhe sindikatës IG Metal që kishte dominuar diskutimin deri atëherë, shkruan dw.

“Unë do t’ju jap vetëm një numër”, pohoi Tirig në fabrikë, e cila punëson rreth 12 mijë njerëz në një kompleks të madh në juglindje të Berlinit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb