GREQI- Futbolli grek është përfshirë në një skandal gjatë ditës së sotme, kur presidenti i PAOK, Ivan Savidis është futur në fushë i armatosur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes mes AEK-ut të Athinës më PAOK-un e Selanikut. Presidenti i PAOK ka hyrë në fushë me armë në brez dhe ka kërcënuar arbitrin pas anulimit të një goli.

Në minutën e 84-t të ndeshjes, Varela shënoi me kokë golin e avantazhit për PAOK, por gjyqtari, pas sinjalizimit të vijërojtësit, e anuloi duke menduar se Mauricio kishte penguar portierin.

Tifozët e PAOK kanë shpërthyer në protesta, ku u bashkua edhe presidenti Ivan Savidis, bashkë me drejtorin teknik, Ljubos Mishel.
presidenti-armatosur-470x508
Në pamjet e publikuar nga mediat greke shihet presidenti Ivan Savidis me pistoletën në brez.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=KgSHQisYa9o

4401042

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: