Nga Ledjona Xheladinaj
KORÇË- Një ngjarje në kufijtë e skandalit. Banorët e fshatit Popçisht në Korçë kanë denoncuar shkatërrimin e varrezave të fshatit nga ndërtimi i segmentit rrugor Korçë-Gramsh.

10 varre të banoreve myslimanë dhe 27 varre që ndodhen në territorin e kishës së fshatit, jane shkatërruar, duke nxjerre në sipërfaqe eshtra dhe kafka.

Banorët të revoltuar kërkojnë ndërprerjen e punimeve dhe zhvendosjen e varrezave.
Ata thonë se eshtrat janë shpërndarë në rrugët e fshatit nga qentë. Një pjesë e tyre kanë përfunduar në përroin e fshatit. Asnjë masë nuk është marrë nga firma dhe vendorët, edhe pse banorët i kanë njoftuar një vit më parë për ekzistencën e varrezave.

Prokuroria e Korçës ka filluar hetimet për rastin pas denoncimit të banorëve. Hetimet janë pushuar me argument qesharak. Prokuroria Korçë thotë se banorët që kanë denoncuar, pretendojnë se janë dëmtuar varre ortodokse, ndërkohë që fshati ka besim mysliman. Banorët kanë tentuar të ndërpresin punimet, por nuk janë lejuar nga policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: