Çështja Donaruma tashmë është kthyer në një shqetësim edhe për Kombëtaren U-21 të Italisë e cila luan në Poloni në Europanin e kësaj grupmoshe. Shkak është bërë një protestë sa e veçantë, aq edhe absurde e tifozëve të Milanit me bazë në Poloni.

Ata fillimisht janë organizuar duke shpalosur një parullë ku shkruhej “Dollaruma”.

Ndërsa më pas, kanë hedhur në drejtim të tij një tufë me dollarë fals.

U desh ndërhyrja e gjyqtarit, i cili ndali ndeshjen derisa u pastrua fusha, në mënyrë që të vazhdonte normalisht takimi në fjalë ku portieri i Milanit ishte titullar./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: