RUMANI- Mbi 30 prezantuese dhe modele në televizionet rumune janë arrestuar nga policia me akuzën e përfshirjes në një rrjet prostitucioni kundrejt fitimit të shumave të mëdha që shkonin deri në 10 mijë euro nata.
Prestigjiozja Dailymail raporton se gjashtë nga të pandehurit përfshijnë prezantuese televizive dhe një modele Playboy, ndërsa thuhet se disa nga prezantueset e njohura televizive kanë shfrytëzuar edhe shtëpitë e tyre për rrjetin e prostitucionit.
Stacionet televizive në Rumani thuhet se kanë qenë të befasuar nga ky skandal prostitucioni, ku rreth 30 prezantues dhe modele janë arrestuar në një hetim të nisur në Bukuresht. Hetimet nga policia vendase thuhet se po vazhdojnë për zbulimin e personave të tjerë në këtë rrjet.
Disa prej të arrestuarave:
Georgiana Constantin
Simona Trasca
Madalina Pamfile
Daniela Crudu
Ramona Popescu
Diana Gurosoaie
Diana Nicoras

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: