TIRANE- Së fundi në rrjetet sociale po qarkullon një tjetër video skandaloze, ku është filmuar një kamionçinë, e cila transporton një të sëmurë. Sipas asaj që thuhet në postimet ku është hedhur videoja, gruaja e sëmurë po transportohet me kamionçinë në spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore dhe pamja me sa duket është filmuar nga dikush që ka qenë me makinë pas kamionçinës.

Ndoshta për këtë arsye, nuk sqarohet nëse familjarët kanë kërkuar ndihmën e urgjencës së qytetit apo të spitalit, por pamja që sjell kjo video është tepër trishtuese dhe skandaloze.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: