Modelja e Playboy, e cila vitin e kaluar u arrestua në Egjipt për shkak të shfaqjes nudo, ka shkaktuar serish polemika edhe në Turqi.

Marisa Papen ka zemëruar besimtarët mysliman pasi u shfaq gjysme nudo në xhaminë Aja Sofia në Turqi.

“Ndryshe nga Egjipti, këtë herë nuk kemi bërë ndonjë plan. Ne erdhëm pa ndonjë përgatitje, vetëm me një imagjinatë të pafund”, tha Marisa.

“Pasi pritëm ca kohë për të hyrë brenda, u befasuam nga numri i madh i kamerave që ishin atje”, tha zeshkania 26-vjeçare.

Fotoja e postuar prej saj ka ngjallur polemika dhe debate edhe ne rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që shfaqet lakuriq.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb