KOSOVE

Popi serb Atanasije Jevtiç tha në Gazimestan se serbët “një ditë do e marrin Kosovën”, të cilën “do ta çlirojnë nga terrori i NATO-s”.

Veç kësaj, kleriku i cili njihet për deklaratat e çuditshme e nacionaliste, gjatë shënimit të 630 vjetorit të betejës së Kosovës në Gazimestan tha se ”askush nuk guxon ta falë Kosovën qoftë edhe ai presidenti i Serbisë”.

Këtë fjalë të popit serb e kanë duartrokitur të pranishmit. Në Gazimestan kishte forca të shumta policie. Edhe më herët, ky peshkop, por edhe zëra të tjerë të Kishës Ortodokse Serbe kanë bërë thirrje nacionaliste për Kosovën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb