LOS ANGELES- Një skandal seksual, i quajtur “Sexting” ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë skandal që ka ngritur më këmbë opinionin publik në SHBA, janë përfshirë qindra studentë të një shkolle në Shtetin e Kolorados. Sipas mediave amerikane janë bërë publike rreth 400 foto nudo të nxënësve të shkollës.

“New York Times” raporton se disa prej të miturve në këto foto janë të moshës 12-13-vjeçarë, çka mund të ngrejë akuzën e pedopornografisë për personat që i kanë shkrepur ato.

Autoritetet kanë hapur menjëherë hetimet, për të zbuluar nëse edhe të rritur kanë marrë pjesë në këtë skandal. Prindërit e fëmijëve kanë reaguar menjëherë duke shprehur shqetësimin e tyre dhe reagimin e organeve ligjore.

Një nxënëse në këtë shkollë tha për televizionin amerikan “ABC”, se disa prej vajzave kanë janë shantazhuar që të dilnin në fotografi.

Ky rrjet fotografik funksiononte nëpërmjet një aplikacioni që ishte i fshehur në telefonat e adoleshentëve dhe nuk mund të diktohej nga prindërit pasi shfaqej me logon e makine llogaritëse.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb