Një skandal me sfond seksual ka shpërthyer në Angli. Sipas Sun, një ish lojtar i Premier League, rreth të 20-ve, është arrestuar të dielën në një hotel në Londër pasi akuzohet për sulm seksual.

Viktima, e cila e ka njohur lojtarin në një bar, e ka denoncuar më pas se është sulmuar dhe përdhunuar nga ish lojtari i Premier League, sipas Sun bëhet fjalë për një ish yll të këtij kampionati.

Sun
Sun

Emri nuk është bërë ende publik, kjo pasi çështja është nën hetim, por tabloidi i njohur anglez ka zbuluar se bëhet fjalë për një lojtar jo anglez, por që ka veshur fanellën e disa ekipeve në ishull, për momentin ishte i angazhuar me një ekip përfaqësues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb