Një skandal i ri trondit futbollin spanjoll. Policia në vend ka arrestuar futbollistë në aktivitet, të tjerë që janë larguar nga fusha, një president dhe një anëtar të stafit mjekësor të një prej skuadrave në La Liga. Mes të ndaluarëve është edhe ish-lojtari i Realit të Madridit, Raul Bravo. Ky I fundit bashkë me të hetuarit e tjerë, akuzohen se kanë trukuar dhe janë përpjekur të paracaktojnë rezultatin e disa ndeshjeve në tre kategoritë e para të futbollit spanjoll në sezonet 20016/2017 dhe 2017/2018.

Combo Raul Bravo Agustin Lasaosa Carlos Aranda Borja Fernandez 1559029645367
Combo Raul Bravo Agustin Lasaosa Carlos Aranda Borja Fernandez 1559029645367

Sipas hetuesëve, organizatorët fiton 100 mijë euro për çdo sfidë që arrinin të manipulonin. Përveç Raul Bravo, në pranga janë vënë lojtarë të tjerë, përfshirë edhe Samu Saiz që luan me Getafe. Po ashtu, është ndaluar edhe presidenti i Huesca, skuadra që këtë sezon luajti në La Liga, ndërsa hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në selinë e klubit. Sipas mediave iberike, skandali mund të thellohet më tej pasi përveç të arrestuarve, nën hetim janë edhe 11 persona të tjerë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb