TIRANË

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili flet për një ‘skandal’, një vendim qeverie që prek dy ministri.


Në një postim në “Facebook”, Vasili ka publikuar vendimin për heqjen nga buxheti të 1.7 milionë lekëve nga Ministria e Mbrojtjes e për t’ia dhënë këtë shumë Ministrisë së Brendshme.


Sipas tij, një skandal i tillë duhet hetuar deri në fund. Vasili thekson se shteti i rënë paguan mercenarizmin policor për t’u mbajtur në këmbë edhe ca ditë më shumë.


POSTIMI I VASILIT
SKANDAL I!!
(Dokumenti foto)
Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollarë me firmën e Edi Ramës për t’ia dhënë Ministrisë së Brendshme.
Një milion e shtatëqind mijë dollarë shpërblim për policinë sepse pati “meritën” e turpshme që të hidhte gaz helmues, të rrihte dhunshëm dhe arrestonte qytetarët e pafajshëm dhe mbrojti me zjarr egërsisht të korruptuarit e qeverisë.
Ministria e Mbrojtjes për të gënjyer NATO-n dhe nga që gjoja nuk i dilnin paratë për buxhetin, futi në buxhetin e mbrojtjes edhe Spitalin e Traumës helikopterët e shëndetësisë dhe emergjencat civile, ndërsa sot lejon t’i marrin plot 1.7 milionë dollarë sevap për policinë.
Paratë e Fondit rezervë të qeverisë, të buxhetit të koncesioneve dhe të tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi, kurse Ministrisë së Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurisë Kombëtare i zhvaten paratë.
Një skandal i tillë duhet hetuar deri në fund.
Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor për t’u mbajtur në këmbë edhe ca ditë më shumë.
Shiheni vetë vendimin e turpshëm të qeverisë dhe kuptoni këtë banditizëm qeveritar të padëgjuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri