Nuk ka paqe në Shkodër, nuk ka qetësi as kur ekipi pret vetëm zyrtarizimin për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Pas Ernest Gjokës, është radha e Agim Canaj të bie pre e presioneve dhe kërcënimeve. Jo vetëm trajneri i ekipit të parë por dhe stafi drejtues, administratori Suad Lici dhe drejtori teknik Engin Firat, janë kërcënuar. Si pasojë e këtij presioni të pashembullt është pezulluar seanca stërvitore.

Burimet pranë lojtarëve të Vllaznisë bëjnë me dije se presione të tilla kanë qenë prezente që në kohën e trajnerit Lika i cili u largua drejt SHBA por këto presione nuk janë ndalur as me ardhjen e teknikut Canaj duke vijuar në të njëjtën formë që në ditën e dyte të punës se tij.

Drejtuesit e Vllaznisë, Lici, Firat dhe tekniku Canaj nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë çështje. Ende nuk ka një reagim zyrtare të klubit, por burimet bëjnë me dije se situata eshtë tejet e rëndë dhe presionet janë të vazhdueshme ndaj stafit teknik të kuqebluve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb