Një nga faqet e librit ‘Zbutja e bishës-Historia e pa-treguar e Mike Tysonit’, që po tërheqë vëmendjen e të gjithëve është përshkrimi i natës kur Michael Tyson ka bërë seks në tualet me modelen e njohur, Naomi Campbell.

Ditët e ‘Iron Mike’si kampion në kategorinë e rëndë në boks kanë qenë të mbushura me skandale seksi, konfrontime të ashpra e probleme të tjera, thuhet në një libër të ri autobiografik për jetën e sportistit të njohur, e shkruar nga miku dhe ish menaxheri i Tyson, Rory Holloway.

Ngjarja që ka ndodhur në një ‘party’ të organizuar nga Russell Simmons, gjatë të 90-ve, përshkruhet kështu:

‘Unë shkova në këtë ndejë që të mbaj Michaelin larg problemeve, ashtu siç bëja zakonisht’, kujton Holloëay dhe shton se ‘pashë, se ai po fliste me një vajzë”.
“Duhej të fshija sytë me kë fliste, pasi Naomi Campbell ishte gjëja më interesante e asaj kohe. Ajo ishte e egër dhe shumë e gjallë, me këmbët më të gjata që kam parë ndonjëherë”, kujton Holloëay.

Në libër shkruan se Michael krejt papritmas shkon në tualet, ndërsa i kërkon Rory Holloëay që t’ia ruaj pijen, ndërsa pas tij shkon edhe modelja, Campbell.

“Unë u bllokova duke i ruajtur pijet, sepse Mike më tha që duhet të shkojë në tualet. Më pas, ç’të shohë, Naomi e ndjek nga pak. E marrtë e mira. Pjesëmarrësit ngjiteshin te zona ku ishte tualeti dhe unë duhej t’iu thoja: është e zënë”, kujton Holloëay.
“Kalojnë minutat dhe fillon të bëhet situatë e pakëndshme. Më në fund, shkoj e hap derën dhe them ‘hë pra Mike’. Aty brenda shoh Naomin. Ajo ishte ngjitur sipër tualetit, këmbët e hapura, fustanin e ngritur, ndërsa Mike e pomponte sa mundte”, shkruan në librin e tij, Rory.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb