Gazetari Enton Abilekaj, i  ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kërkoi tërheqjen e tenderit pas  skandalit të denoncuar mbrëmjen e sotme,  për falsifikimin e dokumentave të Departamentit të Shtetit të Delaëare, nga kompania Dunëell Haberman (degë e kompanisë DH Albania), e cila ka fituar tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe.

Abilekaj, shtoi se mos tërheqja  nga tenderi do të tregojë më pas  se qeveria është bashkëpunëtore me kompaninë e përfshirë në skandal.

“Deri në këtë moment nuk mund të akuzojmë, mund të quhet edhe paaftësi. Pas daljes së këtij dokumenti nëse nuk tërhiqet tenderi do të kuptojmë se ata janë të gjithë bashkë”, u shpreh Abilekaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb