Pas thellimit të skandalit për kompaninë e Dunwelll Habberman, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke akuzuar kryeministrin, Edi Rama se i ka dhënë  30 milionë euro tendera, brenda një muaji.

“30 milionë euro tendera brenda një muaji i ka dhënë Edi Rama kompanisë Dunëell Habberman, bashkëpronar i së cilës është vetë ai me ose pa letra, për t’i grabitur dhe pastruar në SHBA.

Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psiqik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie. Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë“, shkruan Basha në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb