Analisti Andi Bushati teksa ka komentuar megaskandalin e kompanisë Dunëell Haberman, e cila ka fituar tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe përmes falsifikimit të dokumentave, tha se nuk dihet nëse Rama ka dijeni.

“Aq sa ndoqa unë nga investigimi juaj, dihet se ka një mashtrim, falsifikim. Kompania që do të fitojë 18 milionë euro, ka paraqitur një set dokumentash të falsifikuara. Deri këtu duket totalisht e provuar.
Pjesa e paprovuar është që kjo është bërë në bashkëpunim me kryeministrin, me Damian Gjiknurin, me drejtorin e ARRSH-së? Unë besoj se është bërë, por duhet të ndajmë pjesën e faktuar nga pjesa që bëjmë deduksion. Ti, kur projektin thua ma kanë dhuruar, kur tenderin ndërkombëtar e shmang, janë një sërë argumentash, që na çojnë në deduksionin dhe pikëpyetjet, që ky mashtrim, është në mirëbesim me njerëzit që e kanë mirëpritur.

Kemi një kompani, të cilës kryeministri dhe ministri, o i kanë dhënë urdhër o i kanë shkelur syrin”, tha Bushati.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: