Thellohet skandali me kompaninë Dunwell Haberman, e cila u shpall fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kesaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve, ne emisionin te paekspozuarit, te cilat ngrinin hije te forta dyshimi se DH Albania eshte nje kompani fantazme dhe e fitoi garen me dokumente te faksifikuara. Sipas te dhenave te siguruara nw faqen e Agjencise se prokruorimit publik, Operatori i Sistemit te Transmetimit i ka dhënë kompanisë DH ALBANIA, një tender me vlerë 11 milionë euro. “1 miliarde e 447 milionë lekë”.

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti. Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.

Dh 2
Dh 2

Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet, lidhur me dokumentet e publikuara ne emisionin “Të Paekspozuarit” pas verifikimit të kryer me autoritetet e shtetit të Delaware, ku kompania DH albania pretendon se ka kompanine meme. Te paekspozuarit zbuluan se kompania Dh Albania ka falsifikuar të dhënat si për aktivitetin e saj ashtu dhe për datën e themelimit, e cila në të vërtetë i përket qershorit të këtij viti, pak përpara se në Shqipëri të hapej gara për ndërtimin e Unazës së Re.

Rezulton disi e habitshme se si një kompani mund të ndërmarrë, sipas dyshimeve të deritanishme, falsifikime të përmasave të tilla pa patur garanci se nuk do të ketë verifikime për aktivitetin e saj real. Pika kyçe për momentin duket të jetë përfaqësuesi i filialit shqiptar të kompanisë amerikane, Avdiol Dobi, i cili rezulton të jetë pronar dhe i një kompanie të themeluar në 2016, me seli në Vlorë. Po ashtu dhe ortaku i kompanisë amerikane, shoqëria shqiptare BIBA X mund të hedhë dritë në hetimet mbi të vërtetën. Ndersa opozita deklaroi se u vërtetuan paralajmërimet e saj se Projekti I Unazës së madhe është një aferë korruptive.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb