UEFA, nëpërmjet një deklarate zyrtare, ka bërë me dije se ka hapur procedurë disiplinore për Kosovën dhe Rumaninë, pas skandalit të ndërprerjes së ndeshjes në Bukuresht.

“Procedura disiplinore është nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet një njoftim.

Këtë të martë është afati i fundit i të dy përfaqësuesve për të dërguar ankesat e tyre në institucionin më të rëndësishëm të futbollit në Europë.

Screenshot 2024 11 19 163328
Screenshot 2024 11 19 163328

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb