Facebook po humbet shumë përdorues pas skandalit të keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve nga zyra britanike e konsulencës Cambridge Analytica, i bërë publik pak ditë më parë.

Një nga këto përdorues është dhe miliarderi Elon Musk. Shefi i Tesla dhe SpaceX u premtoi ndjekësve të tij në Twitter se do të fshinte çdo gjurmë të tij dhe të kompanive që zotëron nga rrjeti i Mark Zuckerberg.

Dhe kështu ndodhi! Faqet zyrtare me miliona ndjekës të Space X dhe Teslas në Facebook nuk ekzistojnë më. Musk u bë pjesë e thirrjeve të Brian Acton, themeluesi i WhatsApp, që u kërkoi njerëzve që të fshijnë Facebook. Madje vetë pronari i SpaceX dhe Teslas tha se nuk ishte në dijeni se në rrjetin social më të madh të Mark Zuckerberg ekzistonin faqet zyrtare të dy kompanive të tij, shkruan tg.

Brian Acton

Veç dy kompanive, Musk ka fshirë edhe një profil të verifikuar me emrin e tij, që nuk dihet nëse ishte i hapur prej tij, apo prej dikujt tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: