Franca ia ka hedhur vetëm me një gjobë ngatërrimit të turpshëm të himnit të Shqipërisë në përballjen e 7 shtatorit të shkuar, kur në bokset e “Stade De France” u intonua himni i Andorrës në vend të “Himnit të Flamurit”. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë mediat transalpine.

Franca Gjoba
Franca Gjoba

Konkretisht, prestigjizoja “L’Equipe” shkruan se Federata Franceze e Futbollit është dënuar vetëm me 20 mijë euro pas hetimit disiplinor që UEFA pat hapur ndaj saj për ngatërresën e ndodhur në përballjen që u fitua 4-1 nga “gjelat”. Sipas “L’Equipe”, FFF është ndëshkuar vetëm me gjobë për “organizim të pamjaftueshëm”.

Kjo gjobë vjen pasi ngatërrimi i himnit vonoi nisjen e ndeshjes, që u spostua me shumë minuta nga orari zyrtar i saj. Noel Lë Graë, presidenti i Federatës France të Futbollit, i kishte paraqitur ndjesën për ndodhinë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe ambasadorit shqiptar në Francë, që ishte prezent në stadium.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb