Në skandalin e ‘Panama Papers’ dalin të tjerë emra të njohur në botën e sportit. Pas lajmeve të publikuara pak ditë më parë se Mesi, Platini, apo kreu i ri i FIFA-s, Infantino, ishin të implikuar në rrjetin e të pasurve që kanë pastruar para nëpërmjet kompanive ‘offshore’, shtypi ndërkombëtar shkruan se pjesë e listës janë edhe Adriano Galiani, apo Flavio Briatore.


E përjavshmja ‘L’Espresso’ pritet të publikojë nesër një listë me 100 emra të njohur në Itali si sipërmarrës, menaxherë etj. që mendohet të kenë kryer evazion fiskal. Për sa i përket Galianit dhe klubit të Milanit, bëhet fjalë për një firmë të Berluskonit që rreth 20 vite më parë u përfshi në hetime për pagat neto ndaj disa futbollistëve si Rud Gulit e Mario Van Basten.


Nga investigimet e kryera Galiani del në skenë bashkë dhe dy administratorë të lidhur me shoqërinë ‘Sport Image’, e themeluar në vitin 1989./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)


Etiketa: