TIRANE– Deputeti i LSI-së për qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu ka reaguar përmes një statusi në ‘Twitter’ për arrestimin e Moisi Habilajt në Itali, i cili është kushëri i largët i ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa në përgjimet e autoriteteve italiane përmendet edhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Moisi Habilaj u arrestua si pjesë e një bande të trafikimit të drogës nga Shqipëria në Itali. Përparim Spahiu thotë se sot minimalisht kanë rënë 18 mandate në Tiranë, duke iu referuar pozicionit të Tahirit si kreu i PS në kryeqytet.

Statusi i Përparim Spahiut:
Sot, minimalisht 18 mandate të Tiranës kanë rënë….!!!! Për dy të Dibrës, ato të konçensioneve, flasim ditë tjetër…!!!!
Capture
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: