TIRANË- Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka rikthyer në vëmendje skandalin e radarët që vëzhgojnë hapësirën detare të cilët nuk punojnë.

Ai ka akuzuar shtetin dhe prokurorinë për mosveprim dhe mos nisjen e hetimeve, duke u bërë sipas tij bashkëfajtorë në krim.

Luan Rama thotë se Ministria e Mbrojtjes ka dy vjet që paguan për një sistem që nuk punon.

DEKLARATA E LUAN RAMËS
Radarët nuk punojnë,
shteti në gjumë!
Në punë janë vetëm trafikantët!…
Po e them drejtpërdrejtë: Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD – thënë më thjeshtë sistemi i radarëve) në Republikën e Shqipërisë, anëtare e NATO-s, nuk punon!

Për të qënë më i saktë, ka gati dy vjet që ky sistem nuk është operacional! Ndërkohë, pagesat nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbatjen e ketij sistemi janë kryer rregullisht dhe në kohë!

Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq që shteti të zgjohet nga gjumi dhe institucionet e zbatimit të ligjit të kryejnë detyrën?!

Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimet?
Apo që trafikantët e kriminelët të vazhdojnë të bëjnë siç kanē bërë?!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka denoncuar këtë realitet mbi një muaj më parë!

Dhjetë ditë më parë, unë publikisht i kam kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet! Çfarē pritet akoma?! Mosveprimi i shtetit është bashkëfajësi në krim!

Edhe një herë po e përsëris: radarët nuk punojnë! Shteti ende në gjumë! Në punë janë vetëm trafikantët!…

Luan Rama fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: