TIRANE

Gazetari investigativ i BIRN, Gjergj Erebara ngriti dyshime për pastrim parash me tenderat e Unazës së Madhe dhe falsifikimin e dokumentave nga DH Albania. Ai tha në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 se prokuroria duhet të zbulojë përse u bë falsifikimi dhe kush qëndron pas.

Ai shtoi se falsifikimi nuk është bërë vetëm për të fituar tenderin.

“Falsifikimi nuk është bërë vetëm për të fituar tenderin. Prokuroria duhet të gjejë arsyen përse dikush ka marrë mundimin të manipulojë dy tenderë dhe të bëjë kaq shumë falsifikime.

Kur aplikon për tender ka shumë dokumenta, nuk është vetëm një. Gjithë këto falsifikime kanë një arsye. Nuk është thjesht tek falsifikimi i një dokumenti. Falsifikimet kanë një arsye. Prokuroria duhet të zbulojë pse janë bërë këto falsifikime. Drejtori i kësaj apo i asaj nuk e shoh se përbëjnë arsye vetëm nëse janë pas kompanisë fantazmë. Por duhet zbuluar kush janë personat pas kompanisë dhe motivacioni”, deklaroi gazetari.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb