Zgjatet periudha e paraburgimit të euodeputetëve Eva Kaili dhe Marc Tarabella, pasi akuzohen për korrupsion dhe përfshirje në skandalin “Katar Gate”.

Eruodeputetja greke Kaili, është arrestuar që prej dhjetorit të vitit të kaluar, i është zgjatur periudha e paraburgimit me dy muaj. Ndërsa, homologu i saj belg do të dalë sërish para gjykatës pas një muaji.

Të dy janë akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash, si pjesë e një hetimi për lobimin e paligjshëm të kryer nga Katari dhe Maroku në një përpjekje për të ndikuar në vendimmarrjen e BE-së. Akuzat janë mohuar nga të dyja palët.

Avokati i Tarabellës, Maxim Töller, përsëriti në një deklaratë se klienti i tij është “i pafajshëm” dhe e quajti ndalimin e tij të vazhdueshëm si “të vështirë për t’u pranuar”.

Në kuadër të hetimeve janë dhe tre persona të tjerë, të cilët janë: Franceso Giorgi, Andrea Cozzolino dhe Pier Antonio Panzeri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb