TIRANE- Partia Demokratike ka bërë me dije sot për publikun të tjera fakte në lidhje me skandalin e barnave të rimbursueshme. Sipas PD-së, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor në Tiranë, Pjerin Xhuvani. është miku i Ilir Metës dhe kryetar i LSI-së për Elbasanin.
“Një dëshmi e qartë kjo se LSI, është një forcë politike, me mision të vetëm korrupsionin, vjedhjen dhe abuzimin. Skandali i vjedhjes së miliarda lekëve me receta fiktive ka nxjerrë në pah një mekanizëm kriminal, të mirëstrukturuar kokat e të cilit janë në krye të qeverisë. Falsifikimi i recetave llogaritet të ketë futur në xhepat e mafias së ilaçeve, më shumë se 7 miliardë lekë. Zullumi ishte aq i madh, sa edhe pse raporti i kontrollit u mbajt i fshehur per me shume se nje muaj në kryeministri, nga personi kyç i Edi Ramës që mbulon korrupsionin dhe abuzimet, sërish gjurmët ngelën dhe prokuroria arriti të arrestojë një pjesë fare te vogël të zinxhirit”,-deklaron Albana Vokshi nga PD.
Partia Demokratike vlerëson punën e prokurorisë deri tani në lidhje me këtë skandal, por kërkon të vihen para përgjegjësisë kumbarët e vërtetë të këtij rrjeti mafioz.
“Kjo është një tango kriminale që kërkon dy vetë që të luhet. I arrestuari i LSI-së nuk ka kërcyer i vetëm në këtë skenë korruptive. 7 miliardë lekë të vjedhura, të futur në xhepat e qeveritarëve me receta fiktive, ndërkohë që qytetarët, pacientët, të pamundurit e të afërmit e tyre po torturohen nëpër spitale nga mungesa e ilaçeve, dhe nga çmimi i tyre stratosferik. Gishti është drejtuar nga Ministri i Shëndetësisë, i cili bëri të pamundurën për ta mbrojtur këtë skemë të turpshme të vjedhjes me receta false. Ministri I shendetesise eshte sot i akuzuari kryesor per perpjekje per manipulim dhe fshehje te provave. Ministri i Shëndetësisë persëri gënjeu kur tha që çmimet e barnave janë ulur. Sot që flasim, mbi 30 % e listës së barnave të rimbursueshme kanë çmim shumë më të lartë. Por edhe ato barna çmimi i të cilave është ulur jo me negociim por me dhunë, sot nuk gjenden në treg. Në treg sot mungojnë më shumë se 20 barna një pjesë e të cilave përdoret edhe për kurimin e sëmundjeve të rënda si kanceri. Sot jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë është në rrezik! Ky është një krim i padëgjuar më parë, për të cilin duhet vënë sa më shpejt drejtësi. Drejtësi e plotë deri në fund”.
(ma.ar/BalkanWeb)
Kjo eshte qeveria qe ju zgjodhet o njerez keto jan ato nje milion shuplaka qe ja futet vetes dale dale ka akoma do tua pin gjakun e mir tua bejn fajin e kemi ne popull pa gjak qe rim fshihemi neper cepa e spiunojm shoku shokun e keta rilindasit e shquar ipin e zbresin ne kurizin ton dhe keta na fusin ne burg na ndjekin na vendi jon dhe ne prap si pa gjak qe jemi ulim koken e I durojm oqem ilir meten cuam prap ilir meten ky esht populli shqiptar, po te ngrihej na vari Ismail qemali do thoshte per kete popull bakti e ngrita Flamurin do futej prap ne var me vrap
Likja duhet te bjeri edhe ca nga pesha! dhe a e dini se ku bihet me shpejt por edhe me lirë, ……..ne BURG! ka per tja kaluar mire atje se edhe disa funksionare te tij i ka gati si ate drejtoreshen e Lushnjes kete te Elbasanit etj etj….Like do te vije shpejt fundi se je duke e penguar shume kete vend…..o QELBËSIRË SKRAPARI
zbulimi i kesaj afere eshte gje e mire , kush vjedh denohet , edhe maximalisht madje . bravo qeveris dhe prokuroris . 0 mbrojtje per kto hajduta te popullit
po normale qe prokuroria arreston tani se kur salushi nuk kishte b,,,th te arrestonte njerezit e tij, kurse tani mban ere shtet kush korruptohet arrestohet, kush mban mend njeri ne kohen e pd arrestime drejtoresh te lart ?
o tahipo eshte prag zjedhjes duhet bo naj gja.e dyta nuk eshte era shtet ajo qe ndien ti por naj gje tjeter…….
Normale qe cdo njeri qe eshte i korruptuar dhe qe ndiqet penalisht jane njerzit e LSI-se ose Partise Socialiste , nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Nje gje eshte e sigurt qe zullumit Rama Meta i ka arshur fundi . Jo vetem ketyre por edhe ata qe jane pjese e ketyre partive .
Keta jane njerzit e inkriminuar dhe te korruptuar qe ka vendosur ne krye Rilindja e Rames dhe e Beqaj . Keta gjasme bejne sikur japin shembullin e mire ne sy te gjithe popullit por ja qe ju dalin korrupsionet dhe ato cfare bejne . Njerez ordiner ka ne krye Partia Socialiste dhe cdo gje e bejne per interesat e veta se askush nuk perfiton nga keto rimbulsimet .
Ju rafte ne familjet tuaja ju qe pasuroheni me ilacet e hallet e popullit. Mos i hengshit kurre ato leke, e ministri Kriminel e hajdut Beqja duhet arrestuar e Jo ai qe nuk ka mundesi te paguaje 3000 lekeshin e dritave. Turp
keta te lsi jane te pa shpirte sa lozin me ilacet dhe barnat e njerzve te semure, te moshuarve qe nuk kane lek dhe atyre qe kane semundje te renda qe nje dite tu mungoje ilaci perkeqesohen. keta jane maskarejn. keta duhen te zhduken pernjeher nga politika. 21 qershori do vendosi.
pikerisht se eshte mik dhe sekser i likes eshte ne ate psot se ne darke i dergon perqindjen e lekve qe vjedh nga ky institucion, likie nuk don shume 7% e ka force zakoni, dhe i shenon te gjitha ne bllok. kush jepe me shume kam poste me te larat. keta jane anti njerzore.