TIRANE

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka dëshmuar ditën e sotme per rrethh 2 orë në Prokurorinë e Tiranës pas zbulimit të skandalit që fshihej pas kompanisë që do ndërtonte lotin e parë të Unazës së Re, ‘DH Albania’, e cila kishte falsifikuar dokumentet për marrjen e tenderit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Qendro ka mohuar kategorikisht se ka shkelur ligjin për tenderin dhe është shprehur para trupit gjykues se ka zbatuar vetëm ligjin.

“Prokuroria e Tiranës ka marrë sot në pyetje kreun e ARRSH, Afrim Qendro. Ai  ka shpjeguar të gjitha proceduarat e fituesit e lotit të parë tek “Unaza e Re”. Ai ka dhënë shpjegime të detajuara lidhur me procedurat e ndjekura. Burimet thonë se Qëndro ka mohuar kategorikisht të këtë kryer shkelje, por ka respektuar ligjin. Do të pyeten edhe zyrtarët e OST, pasi ata ende nuk kanë mbërritur në prokurori. Administratori Avdjol Dobi ka marrë tre fletë-thirrje nga organi i akuzës”, tha mes tjerash gazetarja, Klodjana Lala.

Më herët, për këtë çështja janë marrë në pyetje 5 zyrtarë të ARRSH. Kujtojmë se pas zbulimit të skandalit nga emisioni ‘Të Paekspozuarit’ në News24, ARRSH pezulloi ndërtimin në lotin e parë tek Unaza e Re.

Ky falsifikim e ka ndihmuar kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20 vejcare dhe me eksperincë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb