Pas publikimit të fotos së përdhunimit nga ana e deputetes së PDK-së, Flora Brovina, opozita kërkon që partia të marrë përgjegjësinë përkatëse. Qe prej ditës së enjte, karrikia e deputetes Flora Brovina ka mbetur bosh dhe ajo prej kohësh nuk është parë në Kuvend. Sipas mediave kosovare, Brovina nuk është e disponueshme as në telefon.

Njohësit e çështjeve politike shprehen se partia e Brovinës duhet të marrë përgjegjësi për veprimin e bërë në Kuvend. Kujtojmë që akti i deputetes, Brovina në Kuvendin e Kosovës u cilësua si një ndër skandalet më të mëdha shtetërore duke e kaluar çështjen në  institucionet ligjore.

Kundër saj janë organizuar edhe protesta ndërkohë KMDLNJ, ka kërkuar që të mos dënohet  Flora Brovina.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb