SHKODËR- Gjykata e Apelit ka lënë në burg ish-drejtoreshën e Qendrës Rezidenciale në Shkodër, Albana Llazani, e cila u arrestua pas zbulimit të skandalit me fëmijët të cilët ishin dhunuar fizikisht dhe abuzuar seksualisht.

Llazani ka qenë drejtoreshë e shtëpisë së fëmijës në Shkodër në kohën kur mendohet se ka ndodhur abuzimi, ndërsa aktualisht mbante një detyrë tjetër në këtë institucion.

Albana Llazani akuzohet për “shpërdorim detyre”. Ndërkohë vijon seanca gjyqësore për 4 punonjëset e tjera.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: