Ish-deputeti i PD Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 ka bërë me dije se pas skandalit të koncesionit në rrugën Milot-Balldren qëndron Agim Kola. Shehaj u shpreh se Agim Kola është biznesmen i mesëm dhe nuk ka as eksperiencë dhe as buxhet për të marrë përsipër këtë koncesion.

Rruga Milot – Balldren është korruptive. Ka edhe një problem të madh këtu. Nëse një kompani merr përsipër që të shpenzojë 52 milionë euro, duhet që të ketë këtë kapital, kurse kompania që ka zgjedhur qeveria ka vetëm 4 milionë euro. Jo vetëm kaq, por kompania fituese nuk plotëson kushtet minimale financiare.

Një kompani duhet të financojë një rrugë që kushton shumë më tepër nga se ka si buxhet. Kostot janë të fryra, ndërsa mund të kemi të bëjmë me pastrim parash. Kompania jo vetëm nuk i ka 52 milionë euro, por shteti do i japë edhe para që nuk ka e s’mund të investojë. Kjo është një vjedhje gjigande. Në këto kushte, qeveria duhet të verifikonte nëse ministria ka apo nuk ka buxhet. Edhe rruga Orikum – Dukat është skandal i madh gjithashtu.
Sipas kontratës, 1 kilometër bën 15 milionë euro, ndërsa në Europë është 3 milionë euro. Emri i biznesmenit është Agim Kola. Është biznesmen i mesëm, nuk ka kapital dhe as eksperiencën për të ndërtuar rrugën”, tha Shehaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb