TIRANE – Pas skandaleve të shumta me librat shkollorë në Maqedoni, të cilët kanë përmbajtje mohuese dhe fyese për origjinën e shqiptarëve dhe etiketime tjera të palogjikshme, kjo dukuri është paraqitur edhe në Shqipëri.

Nxënësit e klasës së dytë në Shqipëri mësojnë me një tekst shkollor me shumë gabime. Në gjuhën e klasës së dytë të teksteve shkollore ekziston një hartë e kontinentit të Europës, ku është e përfshirë edhe Australia, por Kosova nuk ekziston fare si shtet.

Për zëvendës/ministrin e Arsimit, Arbjan Mazniku, ky problem është i lidhur me altertekstin.

“Kemi ca gjera që kanë ndodhur tashme dhe ka ca gjëra që do të ndodhin. Gjëja e parë që ka ndodhur është se është reduktuar numri i kurrikulave që qarkullonin. Ajo që dimë është që reforma e altertekstit ka dështuar me sukses. E vetmja anë pozitive është pikëvështrimi fizik, cilësia e letrës dhe ngjyrave në libër është përmirësuar, çdo gjë tjetër që ka të bëjë me thelbin, procesin e e mësimdhënies, raportin mësues-nxënës është përkeqësuar. Ndaj ka një vullnet për të marrë masa për të kaluar në një tekst unik”, deklaroi ai në një emision televiziv.

Sipas Manizkut, “për një pjesë thelbësore që janë të lidhur thelbësisht me Shqipërinë tekstet do hartohen nga autorë shqiptarë, gjuha, letërsia, historia e Shqipërisë, apo gjeografia e Shqipërisë. Për pjesën tjetër të teksteve në duam të shohim mundësinë e adaptimit me korrnizën kurrikulare shqiptare të teksteve ndërkombëtare, të cilat kanë kohë, eksperiencë nga shtëpitë më të mira në Europë dhe që kanë rezultuar që japin dijen në mënyrë më të mirë të mundshme”.
(er.nu/ina/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: