Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, në fjalën e tij në parlament komentoi skandalin e mbetjeve toksike, që janë eksportuar nga vendi ynë në Tajlandë. Agron Duka shprehet se shteti është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme. Ai tha se PAA do të mbështesë çdo kërkesë për interpelancë për transparencë.

Agron Duka: Partia Agrare Ambientaliste shpreh shqetësimin publik në lidhje me skandalin për mbetjet industriale të kompanisë Kurum. Shteti u soll në mënyrë të papërgjegjshme. As Dogana, as Ministria e Mjedisit nuk dinin asgjë për skandalin, as Autoriteti Portual, as policia dhe as pikat e kontrollit kufitar. Nëse shteti vërtetë nuk di gjë, kjo tregon se ai është shpartalluar në atë masë, sa për muaj e vite me radhë në portin e vetëm të vendit, vinçat ngarkojnë e shkarkojnë anije me lloj-lloj malli, mes të cilave dhe mbetjet toksike e askush nuk di gjë.

Unë do i bashkohem çdo kërkese për interpelancë për të bërë transparencë për këtë çështje. Ne nuk mund të pranojmë që jetojmë në një vend ku ndodhin të tilla masakra mjedisore, të kemi politikanë me qese në dorë duke pastruar vendin. Maxhoranca ka një indiferencë fyese.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb