Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustria, në një intervistë në rubrikën Çështja e ditës nga Ronaldo Salianji në News 24 ka komentuar skandalin me mbetjet toksike, që janë transportuar nga vendi ynë në Tajlandë.

Buxhuku tha se kompania Kurum ka përgjegjësi për skandalin. Ai tha se këtë herë është mbushur kupa.

“Kompania Kurum ka përgjegjësi për mbetjet toksike. Ka përgjegjësi edhe shteti shqiptar, që licenson kompani, të cilat nuk i kontrollon. Situata është e rëndë. E keqja është që janë përfshirë direkt agjenci publike, që kanë licensuar kompani për importin dhe eksportin e mbetjeve, të cilat as i ka kontrolluar. Kurum besoj se nuk do plotësonte kushtet, për të nisur aktivitetin, nëse do kontrollohej.

Skandali bëri që kupa të mbushej. Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e BE për ndotjet e mjedisit. Kompanitë të plotësojnë kushtet për ndotjet e mjedisit ose ndryshe le të mbyllen. Shqipëria duhet të presë mbetjet dhe kjo ka kosto gjithashtu. Fatkeqësisht ne diskutojmë akoma çështje primitive, pra kemi probleme të mëdha me shtet-formimin”, tha Buxhuku, administrator i Konfindustria.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb