Teksa ishte parashikuar që paraditen e sotme të mbahej seanca e radhës në GJKKO për 7 mjekët dhe infermierët e spitalit Onkologjik të Tiranës, gjyqi është shtyrë me disa orë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se seanca gjyqësore do të niste në orën 11:00, por avokatët kanë kërkuar më shumë orë për t’u njohur me aktet e dosjes. Seanca u shty për në orën 14:00. Stafi i këtij spitali akuzohet se detyronte pacientët që të trajtoheshin në klinika private.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 7 të akuzuar, si më poshtë:
-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre
-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje” – “Shpërdorim detyre”
–Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” – Fshehje e te ardhurave
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”,
(BalkanWeb)