Emisioni Vetting në News24  ka zbuluar në terren skandalin e ndërtimit të pallatit nr. 14 në Thumanë, ku hyrjet e katit të parë janë të pabanueshme për shkak të problemeve të rënda gjatë ndërtimit. Liza Tuci e mori me gëzim çelësin e shtëpisë së re por shpejt do të bëhej e pabuneshme. “Për këtë shtëpi unë kam vërejtje sepse këtë shtëpia e kanë gjashtë kalamaj dhe unë shtatë. Kjo është pasuri e paluajtshme e burrit tim dhe e imja. Problemi është se kanë hyrë ujrat e zeza e kanë mbuluar këtu dhe brenda duke shkatërruar dyert, deri këtu ujë. Unë kam hyrë me çizme për të pastruar këtë vend”, shprehet ajo.

 

76 vjeçarja thotë se ia prishën gabimisht shtëpinë sepse banesa e saj nuk ishte dëmtuar nga tërmeti.

Ajo pretendon se vendimi ishte abuziv dhe se ishte me qëllim të qartë që aty të ndërtohej ky pallat.

Sipas saj “nga tërmeti, u prish çatia lartë e lanë që shtëpia do të rregullohet, nuk donin ta prishnin shtëpinë time. E prishen ata që do të rindërtonte shteti”.

“As një gjë, asnjë plasë për Zotin nuk e ka pas shtëpia ime. Unë kam vajtur tek komuna ju kam thënë mos ma prishni shtëpinë, pasi shtëpia ime është në rregull. Do të prishet, do të rindërtohet Thumana. Unë nuk e pengoj rindërtimin,  por ama të më rindërtojnë edhe shtëpinë time. Mua më kanë thëne metrat katrorë do ti maresh”, shprehet e moshuara.

Institucionet e pushtetit lokal vendosën që banesa e saj të ishte në kat të parë dhe Liza e kishte pranuar fillimisht. Por sapo nisën shirat e vjeshtës banesa përmbytej. Askush nuk i përgjigjet dhe e moshuara është dënuar të jetojë në këtë mizërie e braktisur nga të gjithë.

Sipas saj “atëherë kam marrë duke qarë kryetarin e komunës që është administrator, i kam thënë hajde e më shiko shtëpinë. Erdhi e pa shtëpinë, shtëpia ime ujë dhe m… në çdo cep mender jush”.

“Këto ujërat e zeza thonë këta të komunës kanë hyrë se shtëpia ime është nën nivel”, shprehet e moshuara.

“Vetting” ka kërkuar një prononcim nga kryetarja e njësisë Thumanë, për këtë problematikë, por ajo ka refuzuar gazetarët.

Whatsapp Image 2024 11 21 At 19.46.38
Whatsapp Image 2024 11 21 At 19.46.38

Kryetarja e njësisë: Puseta e ujërave të zeza është mbi nivelin e apartamentit

Liza – A është banueshme apo nuk është e banuar shtëpia? Dhe në qoftëse shtëpia ime është e pabanueshme më thuaj ose do ta ndërroj ose nuk do ta ndërroj?

Administratorja e njësisë Thumanë – Atëherë dokumentacioni që disponoj unë, për rastin tuaj. Me datën 28 Shkurt 2023 kemi ardhur tre persona Lulzim Kryqi,  Agim Farubi, Grisela Mana dhe kemi mbajtur një proces – verbal tek shtëpia jote. Në pallatin 14,  konkretisht në apartamentin e përfituar nga zonja Liza Tuci, me të dhënat pallati Nr. 14, Shkalla numër dy, kati numër zero, apartamenti numër katër. Me datë 17.03.2023 u krye konstatimi në terren dhe u konstatua si vijon: Në pallatin Nr.14 është bllokuar puseta e shkarkimit të ujërave të zeza dhe ujërat e zeza janë kthyer mbrapsh brenda apartamentit të zonjës Liza Tuci. Në hyrjen e shkallës Nr. 2 të pallatit Nr.14 u konstatua lagështirë me ngjyrë myku në brezin e poshtëm të murit. Në këtë shkallë ndodhen edhe dy apartamente banimi njëri me përfituese zonjën Liza Tuci dhe tjetri me përfitues Mereme Maksudaj. Në këtë shkallë ndodhen gjithashtu ashensori, kasetat e matësit të ujësjellësit dhe elektrikë, dhoma teknike e pallatit gjithashtu janë kthyer mbrapsh brenda ujërat e zeza dhe ambienti i brendshëm i shkallëve të korridorit mban erë të rëndë lagështire, pra e kemi konstatuar. Brenda në shtëpinë e Liza Tucit u konstatua lagështirë me ngjyrë myku, në pjesën e poshtme në murin e banesës. Në dyshemenë e tualetit u konstatua ujë i ndenjur e cila nuk shkarkohen nga pileta e shkarkimit, pasi  pileta e shkarkimit është mbi nivelin e dyshemesë së pallatit. Pra banjo nuk thith ujin e shprehur me fjalë më të thjeshta. Jashtë banesës u konstatua  puseta kryesore e shkarkimit të ujerave të zeza të pallatit Nr.14 e cila vizualisht shihet se është mbi ne velin e shkarkimit të pallatit dhe mbi nivelin e tokës. Ujërat e zeza dalin në apartamentet e përshkruar më sipër, tek ashensori, tek dhoma teknike, dhe tek kasetat e matësve të ujit dhe elektrike. Këto dokumente i kam nisur tek drejtori e urbanistikës në Bashkinë Krujë. Numri i protokollit dhe data 28.02.2023. Ka për detyrim ti bëj komunikim zyrtarë ose tija dërgoi gjithë dokumentacionin tim firmës së ndërtimit që ka kryer punimet tek pallati”.

Liza – Unë dua ta di ajo shtëpi është e banueshme apo nuk është sipas teje?

Administratorja e njësisë Thumanë – Nuk e jap dot unë atë përfundimin, as nuk të them do ta ndërroj, as nuk të them dot se shtëpia është e pa banueshme.

Prej dy vitesh Liza endet sa në Thumanë e në Krujë, për të takuar kryebashkiakun Artur Bushi,  i cili i ka premtuar se do ti ndërrojë banesën.

Sipas Liza Tucit “kërkesa ime është të më japin shtëpi tjetër. Kjo nuk është shtëpi banimi.  Bëra 2 vite që kërkoj Artur Bushin,  se më ka thënë do ta ndërroj, burrash do ta ndërroj. Unë nuk mundet të them se më ka thënë jo, më ka thënë po, po e bëra me të thënien janë larg. Po të paktën të dal të thotë ça është kjo plakë që më vjen në komunë në bashki”.

Kjo banesë në të cilën Liza jeton prej më shumë se një viti na tregon anën tjetër të abuzimit me rindërtimin, por edhe braktisjen e qytetarëve nga institucionet shtetërore.

E  lodhur, por jo e dorëzuar, nga ecejaket sa tek njësia njësia bashkiake e deri tek Bashkinë Krujë, duket se Liza nuk heq dorë, nga të drejtat e saj. Ajo kërkon me ngulm një banesë si gjithë të tjerët, pasi sipas saj shtëpinë ia shembi shteti, për të ngritur pallatet e rindërtimit të Thumanës.

Të tjerë banorë të Thumanës folën për probleme të ngjashme me por nuk i qasen kameras sepse kanë frikë të shp[rehin shqetësimin e tyre se institucionet i ndëshkojnë. Nuk është vetëm Liza as vetëm Have Lleshaj apo të tjerë banorë me të cilët folëm në Thumanë. Këto histori dramatike të qytetarëve të varfër që jetojnë prej pesë vitesh nëpër kontenierë, rrëzojnë çdo propagandë për suksese e arritje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb