Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji denoncoi 6 muaj më parë skandalin pronat në Lezhë pas të cilit tha se fshihej edhe motra e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

I ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24” në mars të këtij viti, Salianji tha se motra e Ndokës mban postin e drejtueses së administrimit të tokës në Këshillin Bashkiak të Lezhës. Ai akuzoi publikisht se zonja në fjale ka firmosur këtë akt të tjetërsimit të tokës nga tokë ranore në tokë pemëtore (ose toke are).

Ndersa sjell ne vemendje deklaratat e deputetit Salianji PD tha ne nje njoftim per mediat se nga marsi deri në arrestimin e motrës së Arben Ndokës dhe personave të tjerë të bandës, prokuroria ka vepruar sipas interesave politike të Edi Ramës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb