Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka bërë një denoncim në lidhje me radarët për kapjen e skafeve me drogë, që janë jashtë funksionit.

Në një status në Facebook, Gjunkshi, shkruan se përjashtimi i gjigandit të teknologjisë globale amerikane Lockheed Martin, në mirëmbajtjen e sistemit të radarëve cënoi rëndë Sigurinë Kombëtarë dhe ktheu detin Adriatik në autostradë të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë.

Sipas tij, “deklarimi i ish – Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, për gjendjen e sistemit kur morri detyrën e saj është një “mashtrim“ spekulativ i vijueshëm,” duke e quajtur atë minister të dështuar si asnjë Ministër Mbrojtje me pare.

Statusi i plotë

Përjashtimi i gjigandit të teknologjisë globale amerikane Lockheed Martin, në mirëmbajtjen e sistemit të radarëve cënoi rëndë Sigurinë Kombëtarë dhe ktheu detin Adriatik në autostradë të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë.
Deklarimi i ish – Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, për gjendjen e sistemit kur morri detyrën e saj është një “mashtrim“ spekulativ i vijueshëm, të kësaj ish Ministre të dështuar si asnjë Ministër Mbrojtje me pare.
Sistemi i radarëve ka patur defektim të dy radarëve gjatë vitit 2012. Deri në muajin maj të vitit 2013 kanë qenë në gjendje pune operacionale pjesërisht kater radare, por sistemi nuk ka qënë kurre jashtë funksionit “operacional“, pasi funksiononin nënsisteme dhe mjete të tjera evidentimi-zbulimi të hapësirës detare shqiptare.
Anullimi skandaloz, anti ligjor dhe korruptiv i proçedurës së prokuruar dhe miratuar nga ish Ministri Mbrojtjes, prokuruar më 11.06.2013 dhe shpallur fitues firma “R&T” Sh.p.k me fondin financiar 56 669 192 lekë pa TVSH (pra fond më pak në vlerë, se fondi i “rilindjes”), personalisht nga Ministria e re në detyrë por e “kalitur për normën 20% të fitimit“ në Bashkinë e Tiranës Znj. Mimi Kodheli, sipas Urdhërit Nr.1861, datë 01.10.2013, me argumentimin (përsëri mashtrues), për “mungesë të fondit limit“ vërtetojnë përsëri sot përzgjedhjen klienteliste të firmës IDEA TEL sh.p.k., firmën të cilën ne e përjashtuam nga proçedura për shkak të shkeljeve dhe abuzimeve të aprovuara gjatë garës së tenderit dhe procesit të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes të sistemit në vitin 2011.
Mbështetur në gjendjen “tekniko-operacionale“ të SIVHD-së dhe “ndryshimeve“ skandaloze-kooruptive të softit MTM200, që menaxhonte sistemin jashtë cdo “norme sigurie”, që prej muajit korrik 2015 e deri meë sot, Ju akuzoj publikisht se:
■ Studimi i hartuar për “mirëmbajtjen e sistemit” të SIVHD-së, proçedura e prokuruar SIVHD-së (nga Drejtorët, Gjeneralët, Sekretari personal dhe Ju – për të njëjtën proces, e firmosur në dy forma të ndryshme, brenda vitit), lidhja e kontratës si edhe proçesi i zbatimit të saj deri sot është jashtë çdo “norme ligjshmërie“ dhe fakton një shpërdorim të vlerave financiare në nivele “miliarda lekësh – 1.156 miliard lekë vetëm për një vit kalendarik), krahasuar me praktika të mëparshme, e ke shkatëruar përfundimisht atë duke mos garantuar vijimësi “operacionaliteti“ të sistemit, por vetëm rrugë të lirë të drogës dhe terrorizmit drejt Europës dhe vendeve partnere të NATO-së, duke cënuar sigurinë e jetës së njerzëve dhe teknikës në hapësirën detare dhe në veçanti cënimin e Sigurisë Kombëtare.
Ministria e Mbrojtjes ka prokuruar dhe firmosur kontratën me firmën shqipëtare me një kosto 5 herë më të lartë se me firmën amerikane.
Fondi financiar i kontratës në vitë për mirëmbajtjen teknike të sistemit me firmën amerikne “Lockheed Martin Global Incorporated“ – SHBA” gjatë vitit 2010 ishte 250 000 $ total, nga ku ishin planifikuar dhe u blenë 70 460 $ pjesë rezervë, të cilat shërbyen për mirëmbajtjen e sistemit deri në shkurt të vitit 2014.
■ Përjashtimi skandaloz, me vetëdijen 100 % Tuajën dhe të Sekretarit tend, i partnerit më strategjik – firmës globale amerikane “Lockheed Martin Global Incorporated USA” (firma që ka dizenjuar, implementuar dhe mirëmbajtur këtë sistem) nga proçesi i “mirëmbajtjes/modernizimit të sistemit”, duke thyer me vetëdije dhe flagrancë të gjitha VKM-të, marrëveshjet midis KM/MM-së dhe firmës amerikane, përbën një shkelje “skandaloze-cinike” të normave dhe protokolleve të “bashkëpunimeve strategjike” ndërshtetërore, specifikisht me aleatin tonë strategjik SHBA-në, pavarësisht se Ju morrët rekomandime speciale nga KLSH-ja.
■ Ministria e Mbrojtjes nuk ka realizuar asnjë nga objektivat e paketës të Kapaciteteve të Mbrojtjes (CT – M 7204N – shkëmbimin e informacionit detar, me partnerët e vendeve të NATO-së, etj.), nuk ke përmbushur asnjë standart ndërkombëtar të BE-së dhe NATO-së.
■ Forcat e Armatosura zotërojne të gjitha kapacitetet teknike, njerëzore dhe strukturore që të realizojnë vetë mirëmbajtjen e sistemit, sepse firma LMGI-SHBA ka trajnuar stafin teknik të SIVHD-së. Pikërisht ky staf ka siguruar mirëmbajtjen e komplet sistemit në të gjithë periudhat e pa prokuruar si në vitin 2012, 2013, 2014 deri në momentin që kanë konsumuar komplet pjesët e dedikuara rezervë që gjenden në depon e QVD-së. Pra Forcat e Armatosura, KFD-ja duhet të sigurojnë vetëm blerjen e pjesëve rezervë për sistemin, duke eleminuar shpenzimet financiare tepër abuzuese.
■ Personeli ushtarak, që të ka rekomanduar apo insistuar në sigurimin dhe lidhjen e një kontrate shërbimi mirëmbajtje afatgjatë të sistemit (softëare dhe hardëare) me firmën “Lockheed Martin Global Incorporated“ – SHBA” janë shmangur nga pozicionet e tyre drejtues dhe janë përndjekur fatalisht në karrierën e tyre ushtarake.
■ Nuk ke mundur të sigurosh vend – “depo” për pjesët dhe paisjet rezervë më të domosdoshme të parashikuara në kontratë për riparime emergjente të sistemit (76 shtatëdhjetë e gjashtë artikuj), pro ja ke lënë në dorë privatit, (abuzuesit, shperdoruesit, dhunuesit) duke shënuar një rekord menaxhues katastrofik anti ligjor.
■ Firma nuk ka realizuar në kohë (me lejën tende) ndërtimin e sistemit Back-up të Softit të Menaxhimit të Trafikut Detar, Ju bëjmë me dije se: Sistemi i back-up duhej të ishte realizuar nga shoqëria ”Idea Tel”, brenda 120 ditëve kalendarike nga hyrja në fuqi e kontratës dhe e instaluar në të gjitha Site-et e SIVHD-së, por vazhdon edhe sot të mos jetë realizuar.
PSE!
■ Lejimi i shoqërisë “Idea Tel” sh.p.k. Tiranë, të instalojë në cdo SITE të SIVHD-së kamera vëzhgimi për ruajtjen e shelterave dhe paisjeve të SIVHD-së, kur ky proces nuk është parashikuar në kontratën e shërbimit, si edhe lejimin e instalimit të serverit të kamerave tek kompania private, është cënim i rëndë edhe flagrant i normave më elementare të sigurisë dhe të ruajtjes së informacionit.
Ministria Mbrojtjes shkatëroj dhe largoj të gjithë inteligjencën dhe profesionalizmin ushtarakë, largoj të gjithë Profesoret, ka patur numrin më të lartë të larguarëve nga ushtria, mbylli kurset e Doktoraturave, shkatëroj Reparte të tëra, fali prona pa hesap, nuk realizoi asnjë rritje financiare apo trajtim për ushtarakët, asnjë premtim të shprehur nuk mbajti, shperbleu të paaftët, regjistruesit e chateve, abuzoi me tenderat e mbyllur – cdo tender shkoj tek FastTech dhe Idea Tel-i, aplikoi stilin e gradimeve mbi politizimin ektrem të FA-se ne kundërshtim me ligjin. U kthye vetëm në një roje postblloku te ministrise, detyre te cilen e ka kryer me shume përkushtim.
Grupi I megakorrupsionit ne ministrinë e Mimit drejte byrosë kombëtare të hetimit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb