“Ministri i Transportit Damian Gjiknuri ka qenë këtë të premte në Ambasadën Amerikane”. Kështu ka deklaruar gazetari Lorenc Vangjeli në emisionin “Java” në RTSH, sipas të cilit ministri Gjiknuri ka shkuar në Ambasadën Amerikane herët në mëngjes, pas publikimit një natë më parë në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 të skandalit me kompaninë DH Albania.
Sipas Vangjelit, Gjiknuri ka dorëzuar në Ambasadë një dosje voluminoze me qëllim zbardhjen sa më parë të së vërtetës për kompaninë DH Albania, fituese e tenderit 18 milion euro për ndërtimin e lotit të parë te “Unaza e Re”.
“Dje në mbrëmje janë bërë disa veprime, e para është bllokuar Loti i parë, nuk do të ketë asnjë lëvrim fondesh, e dyta është që prokuroria nisi hetimet. Në këtë histori ka ndërhyrë edhe ambasada amerikane. Sot në mëngjes Gjiknuri ka dorëzuar një dosje voluminoze në ambasadë për të ndihmuar sa më parë zbardhjen e kësaj historie”, ka deklaruar Vangjeli.
Nderkohe burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëjnë me dije për “BalkanWeb” se Ministri nuk ka vajtur në Ambasadë por ka kontaktuar me zyrtarët e lartë dhe i ka kërkuar zyrtarisht ambasadës që të mundesojë verifikimin e dokumenteve të paraqitura nga kompania dhe vërtetësinë e tyre.
Po sipas të njëjtave burime Ambasadës u janë dërguar bashkëlidhur edhe dokumentet e paraqitura në garë nga kompania të cilat duhet të verifikohen nga autoritetet amerikane.
(BalkanWeb)
Ne llapim kot ju u bete miliardera me pasurite kombetare dhe me taksat e ahqiptarve te shkelqen surrati nga eurot o gjiknur mos i hokshi ju me gjith parlament ska drejtwsi kahu do jet ka mar fund cdo gje
Po ctu desh o pervert sde dilnin mil qe ke po so besh dhe lolon tani….. tani qe e kapen ne ty vaj me det cdo nxjerring nga oerverslleqet e tua. Nai rrug per brazil do e bosh prap.
Hahahaha
E bukur kjo,ka shkuar Gjiknuri dhe ka cuar nje dosje per te ndihmuar zbardhjen!
Sot kan bllokuar faqen e Prokurimit Publik. Zoti e di cfare po manipulimi po i bejne dosjes se Unazes. Hajduta me kollare, ska me te ndyre
Do te duhej te kishe dhene llogari perpara organeve te drejtesise e te perfundoje ne burg ti se bashku me vartesit e tu.
Mbetet duke vjedh o horra me kollare. E keqa eshte se sdo paguani asnje qindarke per tragjedine qe i keni bere ketij vendi
Hahahaha sa per te qeshur kjo!
Po gjiknuri eshte vete pjese e firmes DH Albania bashke me Gener 2