TIRANE– Video-skandali i publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News 24”, ku një person ka nënshkruar 10 herë peticionin për vettingun pa u identifikuar, ka ngjallur debate mes panelistëve në studio. Debati mes gazetarit Ylli Rakipi dhe anëtarit të lëvizjes “Mjaft” Aldo Merkoçi, sa i takon vërtetësisë së këtu firmave, ka qenë i fortë, nisur edhe nga fakti se tashmë ky peticion u dorëzua në Kuvend.

Por menjëherë pas kësaj, ka ardhur reagimi deputeti socialist Eduard Shalsi, i cili e etiketoi këtë video-skandal si një parodi. Madje, tha se reagimi i panelistëve ndaj aktivistit ishte i ashpër, duke u shprehur se peticionet mund të bëhen edhe pa u identifikuar firmëtarët.

Shalsi: Ishte e padrejtë nga pikëpamja etike mënyra sesi iu drejtuar atij djalit, që unë në disa çështje e kam patur përballë. Nuk ka asgjë të keqe për të nisur iniciativa të tilla. Ju si gazetarë mund të bëni investigim. Por ajo parodia që bëtë me atë regjistrimin. Kur çështjet serioze i paraqet si qesharake. Por mbase i shohim ndryshe këto emërtime. Nuk kuptove fjalën parodi.

Rakipi: Parodi ishte.

Shalsi: Veset e shoqërisë, gazetaria mund t’i stigmatizojë në mënyra të ndryshme. Pse e more kështu?

Rakipi: Ishte më shumë se kaq.

Shalsi: Mua nuk më pëlqeu mënyra sesi iu hodhët aktivistit. Peticione firmosen kudo në botë. Ai dha një shpjegim për të cilin ju mund të jeni dakord ose jo. Por nuk mund të bëni etiketime të tilla. Ju i thatë mashtrues. Nuk keni të drejtë të fyeni dikë.

Andi Bushati: Nuk i thashë as vrasës as kriminel. Nëse ndërton një proces ku njerëzit hyjnë si në stallë, e votojnë sa herë të duan.

Shalsi: Ka firmosje dokumentesh të mbartin në vetvete fuqi ligjore. Iniciojnë një proces ligjor. Ka disa lloje peticionesh. Ka peticion online me identifikim, ka peticion pa identifikim. Mënyra sesi ju iu turrët ishte krejtësisht e papranueshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb