Një grua transgjinore, të cilës i injektuan në fytyrë çimento dhe ngjitës gomash që të dukej më e bukur, mbeti e shformuar plotësisht.

Por tani Rajee Narinesingh i është nënshtruar një ndërhyrje për të korrigjuar gabimet dhe

të dielën tregoi fytyrën e re. Pasojat vihen re sërish, por prapë ka ndryshim të madh.

Rajee ishte një nga viktimat e mjekut Oneal Ron Morris, që injektonte materiale të tilla si ngjitës apo vaj mineral në trupat e pacientëve, që të dukeshin më të bukur. Rajee injektoi çimento në faqe, buzë dhe mjekër. Rajee ka lindur në Nju Jork, por është rritur në Filadelfia.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb