MAQEDONI VERIORE


Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në një konferencë për shtyp pas arrestimit të prokurores speciale Katica Janeva deklaroi se sot përfundon karriera në Prokurori dhe karriera politike e bashkëpunëtores së Zaevit, respektivisht ajo e Katica Janevës. Ai mes tjerash thekson se Janeva është vetëm një hallkë e zinxhirit të krimit të organizuar.


“Arrestimi i Katica Janevës nuk duhet të shndërrohet në aksion për shpëtimin e Zoran Zaevit, por duhet të shihet roli i gjithësekujt në këtë skandal korruptiv. Janeva është vetëm një hallkë e zinxhirit të krimit të organizuar”, theksoi Arsovski.


Nga VMRO-ja theksojnë se vendimi për arrestimin e Janevës është i vonshëm dhe se ajo ka pasur mjaftueshëm kohë të ndikoj tek dëshmitaret dhe të zhdukë dëshmi të rëndësishme për rastin “Reket”.

Nga kjo parti e quajnë skandaloz vlerësimin e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion ku thuhet se nga paratë e “Reketit” të Boki 13 dhe Zoki Kiçeec, vetëm rreth 4500 euro kanë përfunduar tek Janeva.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb