TIRANE- Skandali i publikuar në rrjetet sociale, ku tre kujdestarë shfaqeshin në një video duke dhunuar fëmijët jetimë, ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin e Shëndetësisë.

Gjatë fjalës së saj Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Shëndetësisë deklaroi se duhet të inspektohen të gjitha qendrat në lidhje me këtë ngjarje tronditëse. Sipas Vokshit, drejtoresha e Jetimores në Shkodër është këngëtare.

“Duhet të merren masa në të gjitha qendrat për jetimët”, tha Vokshi. Nga ana tjetër, Klodiana Spahiu pohoi se rasti është i izoluar dhe nuk duhet të bëhen përgjithësime. “Rasti i izoluar, nuk duhet përgjithësuar. Rasti të mos përdoret politikisht”, tha Spahiu. Sakaq, deputetja e PS-së, Olta Xhaçka mbështeti qëndrimin e Vokshit. “Kërkesa e Vokshit është shumë e drejtë. Të nisë kontroll i gjithë rrjetit social në shërbime”, tha Xhaçka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: