TIRANE– Shpesh e kemi dëgjuar me shaka që fëmijët nuk duhet lënë në dorë të baballarëve, por thjesht në kontekstin e batutës.

Megjithatë, siç gjithnjë thuhet se edhe shakaja është gjysma e të vërtetës. Si për ta vërtetuar këtë, po ju ftojmë të shikoni pamjet e mëposhtme të dërguara për JOQ.al, të cilat janë të tmerrshme.

Qytetari që ka dërguar videon shkruan:
“Mos ja lini kurrë fëmijën babait. Videoja është bërë tek Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë.”

Në pamjet filmike duhet një zotëri që tërheq nga rrobat një fëmijë të vogël, të cilit i dëgjohen edhe të qarat me zë të lartë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: