TIRANE- Emisioni “STOP” solli këtë të hënë skandalin e një notereje, e cila ka shitur pronën pa firmën e pjestares së familjes. Bëhet fjalë për Nermine Aliu, e cila është një grua në moshë e divorcuar nga bashkëshorti. Ajo tregon, se noterja Lindita Kokona ka shitur shtëpinë, që kishte me ish-bashkëshortin, pa i marrë pëlqimin dhe firmën asaj. Vetë zonja Nermine tregon se këtë problem e ka çuar edhe në gjykatë ku, vendimi i gjykatës e ka zhbërë aktin e shitjes, por zonja ende nuk ka mundur të marrë atë, që i takon.

“Quhem Nermine Aliu nga Tirana. Iu drejtova emisionit “STOP” për një problem. Kam një vajzë 26 vjeçe prej një martese 27-vjeçare. Në nëntor të 2016–ës me ish-bashkëshortin bëra një divorc, mirëpo problemi nuk qëndron këtu. Para 5 viteve kemi patur një banesë me ish-burrin dhe vjehrrën, pra gjysmën e kishte vjehrra dhe pjesën tjetër ne. Kur ajo vdiq ia la testamentin djalit. Gjatë këtyre 5 vjetëve ish-burri ka bërë shitje të pjesën tjetër pa praninë time me një notere Lindita Kokona. Kur u shit shtëpia unë ngela në rrugë dhe këtë problem unë e ndoqa me gjykatë.”, pohon gruaja.

Çfarë vendosi gjykata?
Gjykata vendosi me kontratën e shitjes së noteres Lindita Kokona vendosi që më datën 21.10. 2013 e shpalli të pavlefshme.

Pra pranoi kërkesë–padinë tuaj?
Po. Duke patur kontestime gjykata mori çështjen në rigjykim dhe shpalli pot ë njejtin vendim.“ Për të vijuar me këtë problem të Nermine Aliut, gazetarja e “STOP” shkon bashkë me të, tek zyra e noteres, por përballet me një “surprizë” të pakëndshme, dhunën verbale dhe sjelljen joetike të bashkëshortit të noteres, Shkëlqim Kokona.

Takimi me noteren Lindita Kokona
Gazetarja
– Si mund të shitet një shtëpi pa aprovimin, pa dijeninë e zonjës?
Noterja – E kishte nga e ëma…
Gazetarja –
Po, por jo të gjithë shtëpinë. Gjysmën e shtëpisë kishte.
Noterja – Do ta verifikoj dhe të shikojmë…
Gazetarja – Tani, çfarë të verifikohet, kur unë kam dy vendime gjykatash, në 2013-tën dhe në 2016-tën?
Noterja – Për çfarë?
Gazetarja – Që nxjerrin të pavlefshme, e shfuqizojnë këtë kontratë shitblerjeje?
Noterja – Po.
NDERHYN PROKURORI
Prokurori – Pse e intimidon ti? Pse e intimidon ti? Më fal, që po ndërhyj, pse e intimidon noteren ti? A je gazetare?
Gazetarja – Po.
Prokurori – Unë jam Prokuror.
Gazetarja – Shumë bukur!
Prokurori – Jam bashkëshorti i saj, pse e intimidon?
Debati me Prokurorin Shkëlqim Kokona
Gazetarja – Nuk është fjalë shqip dhe nuk e kuptoj!
Prokurori – E kupton shumë mirë ti, se je me arsim të lartë!
Gazetarja – Nuk e kuptoj “intimidon”. Eshtë italisht intimidon ë…
Prokurori – Po lëre tashi, mos më trego italisht mua…
Gazetarja – Po mirë pra! Nuk kam ardhur për juve, kam ardhur për noteren.
Prokurori – Dëgjo, dëgjo, çfarë të them unë ty…
Gazetarja – Unë kam një vendim gjykate. Meqenëse ju qenkeni prokuror, kam një vendim gjykate. Prokurori – Po lëre atë, moj!
Noterja – Më lër mua këtë (kopjen e shitblerjes), ta verifikoj. Hajde ndonjë ditë tjetër.
Prokurori – Se qenke “STOP” ti…
Gazetarja – Po, normal.
Prokurori – Më çahet koka mua për “Stopin” tat…
Gazetarja – Kam dy vendime gjykatash. Të lutem i nderuar!
Prokurori – Na jeni bërë si…, si…
Gazetarja – Si jemi bërë?
Prokurori – Gallata…
Gazetarja – Unë kam një vendim Gjykate këtu, meqenëse jeni dhe prokuror…zonjës i kanë pranuar kërkesë-padinë…
Prokurori – Ajo po të sqaron. Ajo po të thotë, t’i verifikoj pra.
Gazetarja – Absolutisht, e ka nxjerrë të pavlefshme këtë (aktin noterial).
Prokurori – Mbylle, moj ti! Se s’je juriste ti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: