SHKODER- Zbulohen detaje të reja nga abuzimi seksual i tre të miturave në Rezidencën Fëmijëve në Shkodër, ku tre vajza ranë pre e abuzimeve seksuale dhe u defloruan.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi një vajzë e mitur është abuzuar pikërisht nga djali 15-vjeçar i ish-drejtoreshës, Albana Allazani. Sipas dëshmisë së fëmijëve, abuzimi seksual ka ndodhur gjatë një ekskursioni në Razëm.

Sipas burimeve, shtëpia e fëmijës shkollore 6-18 vjeç është në administrim të Bashkisë. Aty ndodhen jo vetëm fëmijë jetimë, por edhe me prindër që ndodhen në vështirësi ekonomike dhe nuk mund të përkujdesen për ta.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: