TIRANË- Prej 6 muajsh shoferi i Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj është vendosur specialist në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Edhe pse kjo ministri nuk pranon të flasë për skandalin e radhës News24 ka zbuluar se Agron Ceka është person i komanduar si specialist i administrimit të pronës, por ndërkohë emërimin e ka shofer i ministrit Arben Ahmetaj.

Nga verifikimet mësohet se Ceka është regjistruar në Departamentin e Administratës Publike për specializim në muajin Shkurt dhe pas këtij testimi shoferi i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik të tregtisë dhe sipërmarrjes merr  emërimin ku aktualisht është vendosur i komanduar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb