Deputeti demokrat, Arbi Agalliu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me skandalin e zbuluar në spitalin Onkologjik pranë QSUT-së, ku mjekë e infermierë ishin përfshirë në një skemë, sipas të cilës detyronin pacientët ose të blinin medikamentet në farmacitë private ose të realizonin trajtimin mjekësor në klinika private.

“Nuk mund të quhen mjekë e infermierë por vrasës”, shkruan Agalliu në postimin e tij.

Në vijim deputeti thekson se kushdo që për përfitime personale jo vetëm fut duart në xhepat e pacientëve por edhe më keq, abuzojnë me kurimin e tyre, nuk është gjë tjetër veçse një vrasës gjakftohtë.

“Çdo specie e tillë meriton ndëshkimin maksimal. Po kështu edhe autoritetet përkatëse do të duhet të mbajnë përgjegjësi.

Kjo është gjendja e spitaleve sot në Shqipëri”, thekson Agalliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb