Gazetari Erli Murati në rubrikën “Opinion” në News24, duke folur për skandalin e mjekëve në spitalin onkologjik në QSUNT tha se këtu nuk flitet vetëm për një dëm ekonomik, por një dëm që ka të bëjë me jetë njerëzore.

Murati tha se nuk bëhet fjalë për një skandal ku përfshihen 1 apo 2 mjekë, pasi rezulton se janë të përfshirë edhe drejtues të QSUNT.

“I takon edhe komunitetit të mjekëve që të reagojë, që të bëhet një diferencim mes këtyre mollëve të kalbura që mund të jenë në atë arkën me mollë.

Është një problematikë e sistemit, pasi ne marrim denoncime për abuzime financiare apo problematika të sektorit, kemi një problem menaxherial, por përgjegjësia është politike, është një përgjegjësi që shumica politike ka marrë përballë shqiptarëve.

Lexoni programin e Qeverisë Rama”, tha Murati, duke shtuar se minimalisht standardi i shëndetësisë falas nuk është zbatuar.

Ai theksoi se duhet një ndryshim në aspektin menaxherial, por ka edhe përgjegjësi politike.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb